Skeleti është tërësia e kockave të trupit, të cilat lidhen me njëra-tjetrën me anë të kyçeve. Boshti i skeletit përfshin kockat e fytyrës, të kafkës dhe tështyllës vertebrore, dhe kafazi i krahërorit ku qëndrojnë brinjët. Skeleti lidhet me gjymtyrët e sipërme me anë të brezit të legenit. Çdo pjesë e skeletit përmbush një funksion të caktuar: kockat e boshtit të skeletit mbajnë trupin dhe mbrojnë organet jetësore, kurse kockat e gjymtyrëve bëjnë të mundur lëvizjet e shumëllojshme, kontribuojnë në qëndrueshmërinë e trupit, bëjnë të mundur ecjen si dhe kapjen e shtrëngimin e objekteve.

Kockat

Kockat mbahen nga një sistem gjenial nyjesh dhe menteshash që i mundësojnë kurrizorëve të lëvizin.Kockat nuk janë aq të forta dhe të rënda siç duken. Nga brenda kanë hapësira boshe, që i bëjnë të lehta dhe lejojnë kalimin e enëve të gjakut dhe të nervave.Kockat janë inde të gjalla – ato rriten dhe shërohen vetë, një lloj si lëkura. Në raste të thyerjes së ndonjë kocke, indi i ri kockor formohet me shpejtësi dhe plotëson boshllëkun. Me rastin e stërvitjeve të trupit ato ngjeshën dhe bëhen më të forta. Kockat lidhen ndërmjet veti me nyje të cilat ju mundësojnë atyre njëherit që të mund të lëvizin. Nyjet tek gishtat, bërrylat dhe gjunjët punojnë si mentesha, duke kufizuar lëvizjen kryesisht vetëm në një drejtim. Po ashtu është karakteristike edhe nyja e legenit dhe e shpatullave që kanë formën e një topi brenda një zgavre. Kjo zgjidhje i lejon krahët dhe këmbët të lëvizin lirisht në çdo drejtim. Në të gjitha nyjet e lëvizshme ndodhet një lëngë që rrethon nyjen dhe e bën atë të lëviz me lehtësi.Njeriu leviz me ane te sitemit lokomotor.Zakonisht lidhet me sutura kerce dhe nyje.Skeleti i trupit perbehet nga shtylla ruazore derrasa gjoksore dhe brinjet.
Eshtrat si një sistem së bashku me eshtrat e tjera të sistemit skeletor ndërtojnë skeletin e njeriut. Eshtrat janë materie organike ndërtohen prej indit eshtëror në hapësirat mes qelizave eshtërore.

Ashti i Femurit

Ndërtimi i indit kockor
  

Ndërtimi i eshtrave

Janë të ndërtuara nga : inde kockore (qeliza kockore), kripëra (kalciumi, fosfori), që të jenë të forta të cilat shtresohen vazhdimisht, proteinë (kolagjen) që të jenë elastike. Eshtrat kanë edhe një tjetër karakteristik d.m.th posedojnë inde për qarkullimin e gjakut, enë limfatike dhe fije nervore.

Qeliza dhe indet kockore

Qelizat të cilat prodhojnë eshtra quhen osteoblasete, më para këto qeliza kanë prodhuar substanca të cilat quhen materie ndërqelizore dhe është i vendosur në mes të qelizave ku ka sasi të madhe kologjeni. Materiali ndërqelizor posedon grupe qelizash të forta të quajtura osteocite. Osteocitet janë qeliza të gjalla por nuk japin ind të ri ashtëror. Ka dhe disa qeliza të tjera të cilat quhen osteoklaste të cilat janë përgjegjëse për resorbimin dhe ndërtimin e ashtit. Eshtrat në qendër të ashtit posedojnë zbraztirën e cila është diafiza dhe dy skajet jo të rregullta epifiza.
Ka dy lloje të indit ashtëror : Njëri është lloj i vërtet ose asht kompakt (kocka e fortë). Ky lloj ashti merr pjesë në ndërtimin e eshtrave të gjata dhe pjesën sipërfaqësore të eshtrave tjera.
Lloji tjetër I ashtit është indi sungjeror ku ka hapësira të zbrazta në krahasim me llojin e vërtet.
Eshtrat kanë dy lloje të palcës : palca e kuqe e cila gjendet në skaje të eshtrave të gjata dhe te eshtrat e tjera më të vogla gjendet në mes që krijojnë qelizat e kuqe të gjakut, palca e verdh e cila gjendet në mes të eshtrave të gjata në hapsirën e përbërë prej qelizave yndyrore.
Mbështjellsi i brendshëm i cili mbulon pjesën e ku ndodhet palca quhet endosterum, e cila ndihmon në rritjen dhe përtrirjen e indit ashtëror. Eshtrat nga jasht janë të mbështjellura me periost me përjashtim të mollëzave (epifiza).
Në pjesën e brendshme të ketij mbështjellësi ka osteoblaste të cilat janë të pazëvendësueshme për krijimin e ashtit, jo vetëm gjat rritjes por edhe gjatë fatkeqësive kur thyhet ashti. Enët e gjakut dhe limfatike në shtresën e periostit kanë rolin e furnizimit me ushqim ashtin, ndësa fijet nervore nevojiten atëherë kur ashti është i thyer.

Rritja dhe përtrirja e eshtrave

Ashtrimi i indeve kërcore fillon prej mezit dhe vazhdon nga skajet e ashtit. Dhe në këtë mënyrë eshtrat e gjata vazhdimisht rriten në gjatësi. Ky proces zgjat prej moshës 13-20 vjet atëherë kur ndërpritet edhe zgjatja e eshtrave. Eshtrat tek të rinjtë e sidomos te fëmijët janë më elastik për shkak sepse kanë sasi më të madhe të kërces dhe mund të përtërihen më shpejt, gjatë mplakjes është më e dobët përtërija e eshtrave (indit ashtëror) në të gjitha llojet e trupit të ashtit. Si rezultat i kësaj eshtrat shumë dobësohen dhe janë më të thyeshëm. Me mplakje gjithashtu mundet të zvogëlohet aftësia për krijimin e proteinave bazë ku shtresohen kryprat e kalciumit.

Koha që të krijohen eshtrat

Eshtrat në përgjithësi kanë një kohë të caktuar për kalimin nga kërca në asht dhe këtë kohë mund ta quajmë si ashtrim (eshtrim). Ky proces fillon prej në embrion në muajin e 3, gjat lindjes mund të shihen më shumë eshtra, eshtrat e gjata fillojnë të ashtrohen (osifikohen) në mezin e trupit. Pas lindjes ashtrimi (osifikimi) sekondar dhe qendra e tyre gjendet në skaje të eshtrave.
Gjat 12 viteve të para të jetës ashtrimi kryhet në pjesën më të madhe të skeletit.
Prej 17 – 20 vjet ashtërohen eshtrat e ekstremiteteve (gjymtyrëve), shpatullës.
Prej 18-23 eshtra e klavikulës, dhe deri në moshë 25 vjeçare ashtrimi (osifikimi) llogaritet I kryer në të gjitha eshtrat. prej 18 26 vjet eshtrat munden te riten
Kafka është skeleti i kokës.
Në fjalorin e gjuhës shqipe Kafka është: Tërsia e kockave të kokës që e rrethojnë trutë , kupa e kokës , kapaku i kokës , rrashti i kresë apo koka e një të vdekuri, e zhveshur nga mishrat



Kafka ( anash )

Përmbajtja


Ndarja e eshtrave të kokës te njeriu

  • Skeleti është i ndarë në dy pjesë:
  • Eshtrat kraniale (cranium)
  • Eshtrat e fytyrës

Eshtrat kraniale(cranium)


Eshtrat kraniale formojnë një hapsirë topthore e mbuluar me eshtrat të cilat i japin formën dhe që e mbron trurin. Skeleti kranial përbëhet prej disa copa |eshtrash :
  • Ashti ballor (os frontales) përbën pjesën e përparme të kafkës. Kjo pjesë mbulon dy sytë dhe hapsirën e hundës. Në këtë asht ka zbaztira të cilat quhen sinuse ballore të cilat janë të lidhura me hapsirën hundore . Këto sinuse bashkarisht me sinuset e tjera janë shumë afër hundës quhen sinuse paranazale të kafkës.
  • Ashti muror (os parietale)’ përben pjesën më të madhe të tepes dhe pjesët anësore
  • Ashti tëmthor (os temporale) prërbën pjesët anësore të eshtrave të kafkës . Këtu bën pjes sinusi asteroid I cili është I specializuar për kanalet e veshit,lodren e veshit si dhe gjith veshin e brendshëm dhe veshin e mesëm.
  • Ashti sitor (os ethmoidal) është shumë I leht dhe thyhet leht , gjendet në mes të syve.Ky lloj ashti merr pjesë si mur I mesëm ne dy zbraztirat e syve.Gjithashtu ka disa dhoma ajrore që është pjesë e sinuseve paranazal . përbën edhe pjesën më të madhe të murit.
  • Ashti pykor (os sphenoidales) gjendet në bazën e kafkës para dy eshtrave temporale.
  • Ashti zverkor (occipitale) paraqet pjesën e pasme të kafkës. Në pjesën bazë të këtij ashti gjendet një vrimë e madhe që quhet (foramen magnum) në të cilën lidhet palca kurrizore me trurin.

Eshtrat e fytyrës


Eshtrat e fytyrës (pjesa e skeletit të fytyrës) përbëhet prej 15 eshtra:
Boshti kurrizor përbëhet prej disa eshtrave pa forma të rregullta të cilat quhen unaza. Te fëmijët ka 33-34 por duke u rritur unazat e poshtme ngjiten. Tek një njeri i rritur ka 26 unaza. Ndërmjet unazave ka disqe kërce të cilat boshtit kurrizor i japin elasticitet për një lakim të madh. Në mesin e secilës unazë ka një vrimë të madhe ku të gjitha unazat lidhen përmes indit lidhor, këto vrima bashkarisht në unazat e tyre formojn një gyp në të cilin ndodhet palca kurrizore.

Unazat kurrizore

  • Unazat duke filluar prej lart deri posht janë emëruar sipas vendit ku ndodhen.
    • 7 unaza të qafës e përbëjnë qafën, këto unaza trupin e kanë më të vogël për dallim prej unazave të tjera dhe në zgjatimet anësore kanë nga një vrimë për kalimin e arteries vertebrale. Unaza e parë dhe e dytë dallohet për nga forma, e para quhet atlas dhe e fikson kokën ndërsa e dyta quhet axis dhe shërben për lëvizje.
    • 12 unaza të brinjëve të cilat janë të lidhura me 12 çiftet e brinjëve dhe së bashku formojn kafazin e krahërorit, në trupin e tyre dallohen disa copëza për artikulim me brinjët, gjithashtu në zgjatimet anësore kanë sipërfaqe për nyjëzim me brinjët.
    • 5 unaza të belit të vendosura ne pjesën e poshtme, janë më të mëdha prej unazava tjera dhe mbajnë peshë më të madhe.
    • 5 unaza ijore jane vetëm te fëmijët kurse te njerëzit e rritur ato janë të ngjitura.
    • Ashti-unazat kërbishtore përbëhet prej 4-5 eshtrave të hollë te fëmijët kurse te të rriturit është vetëm nji asht.