Diabeti, semundja e sheqerit ne gjak

Diabeti, semundja e sheqerit ne gjak

 Sëmundja e sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme.

diabeti 300x198 Diabeti, semundja e sheqerit ne gjakDefekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme.

DIABETI, SEMUNDJA E SHEQERIT NE GJAK

Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet.
Shkaku Kjo sëmundje në kuptimin e përgjithshëm është e tillë që karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale të sheqerit në gjak dhe me daljen e tij nëpërmjet urinës. Përveç çrregullimit të sheqernave në diabet ç’rregullohen yndyrat, kripërat dhe ç’rregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë. Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Mjekët rekomandojnë dietat diabetike si edhe disa ilaçe barna popullore që së fundmi kanë dalë në treg në vendin tonë.
Mjekimi Sekretet e parandalimit dhe të trajtimit të kësaj sëmundje janë veprimtaria fizike e përditshme, mënyra e ushqyerjes në përshtatje me moshën, peshën, motin, profesionin dhe gjendjen fiziologjike të personit. Për sa i përket ushqimeve ato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi, qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të preferuarat në çdo situatë të të sëmurit. Në marrjen e ushqimit rëndësi të veçantë ka racionimi për 16 orëshin e ditës zgjuar. Në treg gjenden shumë lloje insulinash, por parë nga ana fiziologjike ka vetëm 4 lloje insulinash: Insulina ultra e shpejtë (Insulina lispro, humalog): Nëse merret para buke, injektimi bëhet 20 minuta para ngrënies. Pas injektimit, niveli maksimal në gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orë. Insulina e shpejtë (Regular humulin): Nëse merret para buke, injektimi bëhet 60 minuta para ngrënies. Efekti zgjat 5-7 orë. Insulina e ndërmjetme (NPH, lente): Efekti fillon rreth 2 orë pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orë pas injektimit, dhe zgjat më pas se 24 orë. Zakonisht pacientët marrin 2 doza në ditë. Insulina afatgjatë (Ultralente humulin): Farmakokinetika është e ngjashme me insulinën NPH: efekti fillon pak më ngadalë dhe zgjat pak më shumë. Insulina ultralente shpesh përdoret për të krijuar një nivel bazal të insulinës në trup, dhe pastaj jepet insulinë ultra e shpejtë para ngrënies; kjo strategji përpiqet të imitojë fiziologjinë normale.
Dieta për sëmundjen e sheqerit
Përsa i përket ushqimeve ato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi, qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të proferuarat në çdo situatë të vuajtësit. Frutat mund të përdoren si plotësues dietikë duke bërë llogaritje të sasisë së sheqernave që përmbajnë dhe nevojave në vaktin e marrjes. Bostani, rrushi dhe fiku duke qenë mjaft të pasura në sheqerna duhen nxjerrë nga lista. Në marrjen e ushqimit rëndësi të veçantë ka racionimi. Krahas ushqimit të përdorur në gjatw orwve kur pacienti wshtw zgjuar, larmi me disa kufizime të caktuara, në personat e prekur nga swmundja mund të nevoiten edhe disa ilaçe si Insulinat (veprim shkurtër, veprim mesëm dhe veprim gjatë), Sulfonilureat (Klorpropamidi, Glibenklamidi, Gliklazidi dhe Tolbutamidi), Biguanidet (Metformina) dhe të tjerë (Akarboza, Nateglinidi, Pioglitazoni, Repaglinidi dhe Rosiglitazoni). Personi mund të vuajë sëmundjen pa e konsideruar veten të tillë duke pësuar ndërlikime në sy, në zemër, në tru, në veshka, në gjymtyrë etj. Vdekja e papritur nuk përjashtohet në një pjesë të mirë të personave. Rritja e kulturës mjekësore është mjeti më i mirë për të parandaluar paaftësinë e përkohëshme dhe vdekshmërinë prej sëmundjes dhe ndërlikimeve të saj. Meqënëse në tema të mëparshme u përshkrua metoda diagnostike dhe mjekimi dietik këtu do të përshkruhet ai me ilaçe.
Këshilla 1- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën 2- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara 3- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë 4- Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit) 5- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra 6- Efikase edhe bajamet
Shenjat 1- Dhimbje barku 2- Frymëmarrje të ngadalta e të thella 3- Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
Ilaçet 1- Tiazolidinedionet, veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës. 2- Glinidet, ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies). 3- Akarboza, është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.
Diabeti
Kur shfaqet diabeti i shtatzënisë?
Kjo është një sëmundje e përkohshme që manifestohet gjatë shtatzënisë dhe sjell një rrezik më të lartë të diabetit në vitet që do të vijnë. Gratë në mbipeshë janë më të predispozuara dhe ato prindërit e të cilave vuajnë nga diabeti.
Si ta parandalojmë sëmundjen?
Nëse diabeti i ri nuk mund të parandalohet, për atë madhorin ekzistojnë disa zakone të shëndetshme: një dietë e balancuar (më pak yndyrë dhe sheqer, më shumë fruta dhe perime), kontrolli i peshës, jo duhan, ushtrime fizike. Ecja gjysmë ore në ditë në gjashtë ditë të javës, zvogëlon rritjen e diabetit dhe vdekjen në 45 për qind.
Shkenca, diabeti i patrashëgueshëm
Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurë. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë.

    No comments:

    Post a Comment